Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) E frikshme! Bën porosi në “Amazon”, por gjen një kafshë vdekjeprurëse…

(Foto) E frikshme! Bën porosi në “Amazon”, por gjen një kafshë vdekjeprurëse…
January 26
17:48 2017

Një 35-vjeçare nga Worcestershire, Angli, është shokuar nga ajo që ka gjetur në një pako të ardhur nga “Amazon”, e cila përmbante një çantë të porositur online.

“Surpriza” që zbuloi? Një akrep, ndër më helmuesit në botë.

Natasha Strange është tmerruar nga ajo që ka gjetur, edhe pse akrepi kishte ngordhur, me shumë mundësi gjatë udhëtimit.

“Për fat të mirë nuk e hapën dy fëmijët e mi”, – u shpreh ajo.

Në fillim ajo mendoi se bëhej fjalë për një merimangë, por në fakt ishte një akrep shumë i rrezikshëm, edhe pse i vogël.

Nuk ka qenë një periudhë e mirë kjo për shpërndarjet e “Amazon” në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm pak ditë më parë, një grua me origjinë hebreje, bashkë me porosinë e saj kishte marrë edhe një pusullë antisemite, të futur aty nga një punonjës i cili më pas u pushua nga puna.

Po akrepi si përfundoi në pako? Vështirë të gjendet përgjigjja… /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje