Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Afganistani pas luftës. A ka jetë mes “ferrit”?

June 05
18:52 2016

Zakonisht, në vendet që janë gjendur për dekada me radhë në presionin e luftës, ekziston një gjendje “e acartë”, që do të bënte këdo të ndihej keq.

Një situatë të tillë në veçanti e gjen në Afganistan, peizazhi i të cilit të jep dëshminë e lypësve të plagosur prej shpërthimeve të bombave, aty ku mundësitë arsimore janë të rralla e ku qytetarët luftojnë për të siguruar për familjet e tyre edhe nevojat themelore, madje edhe ujin e pijshëm!

Megjithatë, jo gjithçka është e mbaruar.
Mes gjithë këtyre shenjave të vuajtjeve, ende ekziston një jetë civile, ajo që është po aq fetare, e gjallë dhe e bukur.

Dyqane të vogla në pronësi të familjeve, xhami që organizojnë ceremoni fetare, fëmijë të cilët shndërrojnë mbetje apo plehra në fusha për të luajtur, janë tregues se mund të ketë jetë edhe aty ku gjithçka duket e pashpresë!

Në një rast të tillë, afganët shfaqin më së miri elasticitetin dhe forcën e shpirtit njerëzor.

Për të kuptuar më mirë, shihni galerinë e fotove më sipër, të realizuara nga Moe Zoyari.

Etiketimet
Shperndaje