Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) 6-vjeçarja me autizëm, talent i rrallë në pikturë!

March 25
11:17 2016

...

...
Picture 1 of 8

Iris Grace Halmshaw nga Britania e Madhe është shembulli perfekt i dhuntive të lindura, të cilat mund të gjenden edhe te njerëzit që e shohin botën në një mënyrë “të veçantë”. 6-vjeçarja Iris është një artiste vërtet e talentuar, me sens të spikatur të ngjyrave,  e cila në pikturat e saj i kushton vëmendje të veçantë detajeve.

Kjo aftësi e vajzës u zbulua në mënyrë të papritur në vitin 2013: Prindërit i kërkuan të pikturonte në mënyrë që të shprehte atë që ndjente. Por ajo që panë nuk ishte thjesht një mënyrë ngjyrosjeje në një letër të bardhë. Vizatimi të jepte ndjesinë se vajza ishte shumë e kthjellët në atë që po bënte.

Talenti i shfaqur nga 6-vjeçarja ka bërë që shumë njerëz rreth globit ta ndjekin. Ajo gjithashtu ka arritur të shesë disa piktura te koleksionistët e artit.

Komento
Shperndaje