Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

 Flet shkenca: Edhe meshkujt vuajnë nga sindromi premenstrual

 Flet shkenca: Edhe meshkujt vuajnë nga sindromi premenstrual
October 10
20:47 2018

Kjo është ajo që ne quajmë barazia gjinore.

Tashmë fiksojeni mirë se edhe burrat gjithashtu vuajnë nga sindromi premenstrual, irritueshmëria, ndjeshmëria dhe ndryshimet hormonale. Tipare të veçanta që deri më sot ishin kompetencë ekskluzive e grave pranë ciklit. Shkenca tashmë nuk ka asnjë dyshim këto veçori janë edhe tek meshkujt.

Bëhet fjalë për “sindromin e mashkullit të irritueshëm”, “Irritable Male Syndrome” që përfshin ndryshime hormonale, të kombinuara me variacione të tjera biokimike që kombinohen me stresin. Simptomat përafërsisht janë të njëjtat me seksin tjetër.

Shkencëtarët që kanë aplikuar këtë lloj hulumtimi kanë dalë në konkluzion se niveli i testeroneve tek meshkujt ndryshon gjatë ditës dhe njohin faza të rënies dhe ngritjes çdo muaj dhe në disa raste çdo javë.

Për ta mbështetur këtë psikoterapisti Jed Diamond i cili është edhe autori i librit “Sindromi i mashkullit të irrituar”  shprehet se ndryshimi i vetëm midis sindromës femërore dhe asaj mashkullore është se në rastin e këtyre të fundit të prekurit nuk janë të vetëdijshëm.

Duket se ky sindrom premenstrual tek meshkujt ekziston,  të paktën duke parë rezultatet e një sondazhi anglez. Faqja e internetit vouchcloud.com ka llogaritur se 26 nga 100 meshkuj pranojnë që vuajnë nga simptomat e sindromës mashkullore irrituese çdo muaj. Por ka më shumë se 56% që ndjehen të shqetësuar, 51%  më të lodhur se zakonisht dhe 47 % ndjehen të uritur.  Këto janë pa marrë parasysh ndryshimet emocionale.

Po gratë çfarë mendojnë? Ata pa dyshim mendojnë se shqetësimi nuk është i njëjtë si tek meshkujt pasi ata vujanë shumë gjatë ciklit menstrual. 33% e të anketuarave thanë se nuk besonin në ekzistëncën e këtij sindromi tek meshkujt.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje