Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fizikanti Stephan Hawking: “Ndoshta nuk do të gjejmë një alien së shpejti.”

Fizikanti Stephan Hawking: “Ndoshta nuk do të gjejmë një alien së shpejti.”
April 15
16:52 2016

Fizikanti Stephan Hawking ka  bërë një parashikim në eventin Breakthrough Starshot, në New York. Në një konferencë për shtyp, Hawking së bashku me investitorin rus Yuri Milner dhe një grup shkencëtarësh kanë treguar për projektin e tyre të ri, që ka për qëllim të dërgojë disa anije kozmike në hapësirë.

Milner ka thënë:”Nëse këto anije kozmike udhëtojnë me 20% të shpejtësisë të dritës do t’ju duhen 20 vjet për të arritur tek ylli Alfa Centauri, për të eksploruar ju duhet rreth një orë atje dhe duhet të mbledhin të dhënat si  fotografi të sistemit të yllit, molekula  pluhuriqë nuk mund të shikohen nga toka”

Hawking është pyetur nga gazetarët për këtë projekt dhe ai ka thënë se nuk është e mundur të gjenden alienë inteligjentë në 20 vitet e ardhshme. Sipas tij gjetja e tyre është një mundësi shumë e ulët.

“Zbulimet e misionit Kepler sugjerojnë se ka miliarda planete të banueshme në galaktikë. Ka të paktën njëqind  miliard galaktika që duken në univers, kështu që duhet të ketë edhe të tjera.”-ka thënë Hawking.

Gjithashtu fizikanti ka parashikuar se alienët mund të kërcënojnë njerëzimin dhe njerëzit nuk pëlqejnë kërkimet për gjetjen e tyre.

Komento