Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fenomeni anormal që po frikëson banorët dhe autoritetet kanadeze

Fenomeni anormal që po frikëson banorët dhe autoritetet kanadeze
November 04
16:04 2016

Një zhurmë e çuditshme dhe e frikshme ka trembur autoritetet kanadeze në territoret e Kanadasë Veriore, konkretisht në rrugicën “Fury dhe Hecla”. Zhurma është dëgjuar përmes një kanali natyror në rajonin e Nunavut dhe akoma ka mbetur pa një shpjegim shkencor apo të arsyeshëm.

Fillimisht, banorët kanë vënë re gjatë muajve të verës se kafshët me të cilat ushqehen, mungonin ose ishin të pakta në numër, ndërsa tani ato janë aq të trembura saqë nuk kthehen më në habitatin e tyre.

Disa e kanë shpjeguar këtë fenomen si rezultat i shpimeve nën akuj, kurse të tjerë e kanë lënë nën petkun e një teorie konspirative. Departamenti i Mbrojtjes i Kanadasë po heton lidhur me këtë gjë, madje një zëdhënës ka treguar se ushtria ka zbarkuar dhe po heton për këtë çështje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje