Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook-u kap shifra rekord! Fitime marramendëse, mbi 1.7 miliardë përdorues…

Facebook-u kap shifra rekord! Fitime marramendëse, mbi 1.7 miliardë përdorues…
July 28
19:02 2016

Facebook-u ka publikuar rezultatet financiare të 3-mujorit të dytë të vitit, duke treguar edhe një herë shifra rekord krahasuar edhe me vitin e kaluar.

Në 3 muajt e fundit, rrjeti social i Mark Zuckenberg ka gjeneruar 6,44 miliardë dollarë, me një fitim prej 2,05 miliardësh, me një rritje prej 59% në krahasim me 4,04 miliardë dollarët e së njëjtës periudhë në 2015-n.

Është rritur edhe numri i përdoruesve mujorë aktivë, i cili kap numrin 1,71 miliardë, me një rritje prej 15% krahasuar me vitin e shkuar.

Në telefonat celularë, përdoruesit aktivë çdo ditë janë thuajse 1 miliard, një element i rëndësishëm ky pasi “ekosistemi” i telefonisë gjeneron 84% të të gjitha të ardhurave.

Nëse rritja e kolosit Facebook do të vazhdojë me këto ritme, brenda vitit 2017 do të arrihet shifra e 2 miliardë përdoruesve aktivë.

Që nga hyrja në bursë 4 vite më parë, vlera e aksioneve të kompanisë është më shumë se 3-fishuar. Ndërkohë, falë kompanisë kanë arritur nga 1 miliard përdorues edhe aplikacionet Whatsapp dhe Messenger. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje