Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Qeveria franceze lançon aplikacionin që lajmëron qytetarët për rrezikun terrorist

Euro 2016 – Qeveria franceze lançon aplikacionin që lajmëron qytetarët për rrezikun terrorist
June 08
17:55 2016

Vetëm dy ditë na ndajnë nga fillimi i “Euro 2016” dhe masat e marra nga shteti francez për sigurinë e banorëve janë të shumta.

Qeveria sapo ka lançuar një aplikacion të quajtur “Saip” për “smartphone”, i cili informon njerëzit të gjendur përballë një rreziku të mundshëm të lidhur me terrorizmin.

Prefekti i Rhone, Michel Delpuech, e prezantoi këtë risi gjatë përgatitjeve të fundit të sigurisë në Lion, para nisjes së turneut futbollistik më 10 qershor.

“Sistemi i alarmit dhe i informacionit për popullsinë duhet rinovuar me kalimin e kohës dhe për këtë lançojmë këtë aplikacion, i cili mund të merret në çdo telefon. Do ta testojmë këtë program rreth eventeve të Kampionatit Europian dhe më pas do të vendosim nëse do t’i ofrohet masivisht publikut, për çdo lloj problemi (si katastrofat natyrore etj.)”, – shprehet Delpuech.

Ideja për krijimin e një aplikacioni të tillë lindi menjëherë pas atentateve të Parisit në nëntor të 2015-s.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje