Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Kjo fushatë kundër Sidës do ju lërë pa fjalë

July 06
17:26 2016

Një fushatë në favor të luftës kundër sëmundjes së Sidës, me ngjyrat e Euro 2016.

Me rastin e Kampionatit Europian të futbollit që po zhvillohet në Francë, agjencia TBWA e Parisit në bashkëpunim me fotografin Eric Traore rikthen moton “Bëni dashuri, jo luftë”, të përshtatur me futbollin.

Pra, është e drejtë të mbështesësh ngjyrat e kombëtares së preferuar, por duhen respektuar kundërshtarët. Shumë mirë që bëhet dashuri, por duhet të respektojmë veten dhe partnerin, duke marrë masat e duhura.

Një sërë fotografish që përfshijnë çifte komplet nudo, të ngjyrosur me ngjyrat e kombëtareve të ndryshme. Ajo që vihet re është se pjesët intime dhe gojët e protagonistëve janë të lyera me ngjyra të tjera që bëjnë contrast, si për të treguar rrezikun e raporteve seksuale të pambrojtura.

Fushata e titulluar “Bëni dashuri, jo luftë” ka dy qëllime: t’i kujtojë njerëzve nevojën për t’u mbrojtur nga Sida, e njëkohësisht të promovojë vëllazërinë mes mbështetësve të nacionaliteteve të ndryshme, prezentë në Euro 2016.

Etiketimet
Shperndaje