Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocionuese! 8-vjeçari pjek bukë me porosi duke shpresuar t’i blejë nënës së tij një shtëpi

Emocionuese! 8-vjeçari pjek bukë me porosi duke shpresuar t’i blejë nënës së tij një shtëpi
August 05
11:39 2016

Një djalosh 8-vjeçar nga Kalifornia së fundmi ka marrë iniciativën të pjekë disa bukë dhe ëmbëlsira  të vogla me porosi, duke shpresuar se kështu do të mbledhë para mjaftueshëm për t’i blerë mamasë së tij një shtëpi.

Jalen Bailey dëshironte të bënte diçka që ai dhe mamaja e tij të mos jetonin më në atë shtëpi të vogël me qira që kanë momentalisht. “Unë dua të mbledh para që të blejmë një shtëpi, dua që mamaja ime të jetë e lumtur”,  – ka thënë Jalen për “KFSN”.

Ndërkohë, mamaja e tij po punon si “asistente” e Jalen kur ai ka porosi të shumta për të përmbushur. Duke qenë se ai është një bukëpjekës i talentuar, edhe pse në moshë aq të vogël, dikush e ka ndihmuar të hapë edhe një faqe në internet, ku njerëzit mund të dërgojnë porositë e tyre.

I njëjti person e ka ndihmuar Jalen të blejë një sobë profesionale në mënyrë që ai të pjekë disa bukë njëherësh.

Nëse Jalen ecën me këto ritme, me siguri ai do të sigurojë më shumë se një shtëpi për nënën e tij. Ky gjest i bukur  ka frymëzuar shumë ndjekës të rrjeteve sociale të cilët e kanë shpërndarë në masë këtë lajm. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje