Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekziston një shpjegim shkencor se pse “na shkon goja lëng” nga pamjet me djathë të shkrirë

July 01
18:51 2016

Besojmë se të gjithë e keni provuar më shumë se një herë ndjesinë e nepsit apo urisë që të jep një reklamë ku djathi është i shkrirë. Mund të jetë një fetë pice e shkëputur apo një tost i ndarë në gjysmë që ju bën “t’ju shkojë goja lëng”. Jo më kot edhe ekspertët e marketingut e përdorin strategjinë e djathit të shkrirë nëpër reklama të ndryshme televizive. Nëse mendoni se është thjesht çështje për t’ju nxitur urinë, gaboheni pasi shkenca ka një tjetër përgjigje për këtë fenomen.

Sipas studimit të kryer nga “Quartz” thuhet se kur një pjesë e djathit shkëputet dhe ju mund të vëreni shkrirjen e tij, ky veprim komunikon direkt me një pjesë të trurit që përmban receptorët e kënaqësisë dhe adrenalinës. Pikërisht se pse këta receptorë “ndizen” ju ndodh të keni uri të pashpjegueshme, edhe në rast se  sapo keni konsumuar një vakt dhe jeni të ngopur.

Gjithashtu, truri juaj, nëpërmjet kujtesës, ju bën të “rishijoni” edhe një herë në mendjen tuaj kënaqësinë që keni ndier kur e keni prekur me duart tuaja shkrirjen e djathit. Pikërisht për këtë gjë, ekspertët e marketingut kanë fitimet e tyre kur jua reklamojnë këtë çast të lumtur të jetës tuaj të cilin ju do të donit ta provonit sërish.

Jemi të sigurt që gjatë kohës që po lexoni këtë artikull, mendja ju ka vajtur për një picë me shumë djathë të shkrirë. E shikoni që shkencëtarët kanë të drejtë?

 

Shperndaje