Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E thotë studimi: Muzika e këtij artisti të njohur ju mbron nga pickimi i mushkonjave

E thotë studimi: Muzika e këtij artisti të njohur ju mbron nga pickimi i mushkonjave
April 01
22:08 2019

Dielli po ndriçon në lëkurën tuaj, një fllad i lehtë po ju përkëdhel lehtë flokët dhe dikush sapo ju ka ofruar një gotë pije të ftohtë.

Por, sapo të filloni të relaksoheni, e gjeni veten duke kruar pickimet e mushkonjave që kanë mbuluar trupin tuaj gjatë ditëve të fundit.

Por, ja që më në fund, i ështe gjetur zgjidhja dhe kësaj pune.

Sipas një studimi të fundit shkencor, mënyra më efektive për të shmangur pickimet e mushkonjave është dëgjimi i muzikës elektronike, në veçanti “dubstep”, e veçanërisht një këngë nga artisti amerikan Skrillex.

Tingujt e kësaj muzike janë “vendimtarë për riprodhimin dhe mbijetesën e shumë kafshëve”- thotë një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë që merren me studimin e mushkonjave dhe sëmundjet që ato mbartin.

Ata i ekspozuan mushkonjat e  llojit “Aedes aegypti”, të njohur si mushkonja e verdhë, në një mjedis me muzikë elektronike për të parë nëse mund të funksiononte eksperimenti.

“Scary Monsters and Nice Sprites” nga artisti Skrillex e cila është dhe pjesë e albumit të tij me të cilin ka fituar çmimin “Grammy”, u zgjodh si kënga e duhur për t’u përfshirë në studim për shkak të frekuencave shumë të larta dhe shumë të ulëta në përbërjen e saj.

“Tek insektet, vibracionet me frekuencë të ulët lehtësojnë ndërveprimet seksuale, ndërkohë që zhurma shkrin perceptimin e sinjaleve nga anëtarët e së njëjtës specie””- thanë shkencëtarët.

Dhe rezultatet e studimit, të cilat u botuan në revistën “Acta Tropica”, ishin një lajm i mirë si  për ne, edhe për Skrillex.

Mushkonjat në një mjedis me muzikë “sulmonin” më rrallë se ata në një mjedis pa “dubstep”.

Ata gjithashtu zbuluan se mushkonjat e ekspozuar ndaj këngës kishin marrëdhënie seksuale “shumë më rrallë” sesa mushkonjat pa muzikë.

“Studimi që një muzikë e tillë mund të vonojë e të rrallojë pickimet dhe të prishë lidhjen mes mushkonjave, ofron rrugë të reja për gjetjen e masave mbrojtjes kundër sëmundjeve të lindura nga mushkonjat.”-u shprehen ata.

Pra, herën tjetër kur të jeni me pushime duke kruar dorën dhe këmbët nga pickimet e mushkonjave, ju e dini se çfarë duhet të bëni: T’i jepni “play” kësaj kënge në celularin tuaj./Blitz.al/

Share