Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rrallë! Fitoi 148 milionë stërlina, por ankohet se humbi lumturinë

E rrallë! Fitoi 148 milionë stërlina, por ankohet se humbi lumturinë
May 05
20:31 2016

Ndodh edhe kështu!

Gillian Bayford, 43-vjeçarja e cila në gusht të vitit 2012 fitoi plot 148 milionë stërlina nga lotaria “EuroMillions”, shprehet se këto para i kanë shkaktuar veç pakënaqësi.

Menjëherë pas fitores së kësaj shume, gruaja i ka dhuruar familjes së saj 20 milionë. Pavarësisht kësaj, fituesja shprehet se 15 muaj pas marrjes së pasurisë, mamaja, babai dhe vëllai i saj nuk i flasin më.

Arsyeja? Ata kërkojnë gjithnjë e më shumë, pavarësisht se tashmë zotërojnë shtëpi gjigante e makina luksi.

“Kjo gjë më ka nervozuar. Paratë duhej të na bënin të gjithëve të lumtur, por në fakt na shndërruan në lakmitarë dhe plot pretendime. Familjarët e mi kanë harruar se nga vijnë”, – shprehet Bayford për “The Sun”.

Gjithashtu, zonja dhe tashmë ish-bashkëshorti i saj u divorcuan 15 muaj pas fitimit të lotarisë.

Fjalëve të Gillian u është përgjigjur babai i saj, i cili ka thënë:

“Nuk duam asgjë tjetër nga vajza. Në të vërtetë na ka dhënë shumë”.

Lotaria

Etiketimet
Shperndaje