Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rrallë! Çifti ndahet 1 javë para dasmës, nusja ua dhuron banketin të pastrehëve…

E rrallë! Çifti ndahet 1 javë para dasmës, nusja ua dhuron banketin të pastrehëve…
July 17
12:14 2017

E çuditshme, por e vërtetë!

Dasma u anulua, por ndërkohë banketi për të ftuarit ishte prenotuar prej javësh e kështu nuses (në tentativë) i shkoi mendja që ta shndërronte atë në një festë 30-mijë dollarëshe për të pastrehët.

Gjithçka ka ndodhur në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Sarah Cummins dhe i fejuari i saj vendosën të anulonin dasmën 1 javë para datës së shënuar. Pas këtij vendimi mbetej problemi i prenotimit dhe i pagesave të shlyera në një restorant luksoz.

Kështu, për të evituar hedhjen në mbeturina të ushqimeve si dhe për t’u dhënë një kuptim pjatave të përgatitura për 170 të ftuar, Sarah u vu në kontakt me shoqata të ndryshme të pastrehësh, për t’i bërë pjesë të festës.

Duke qenë se një gjest i tillë u vlerësua shumë nga njerëzit, disa biznesmenë të zonës dhanë kontributin e tyre në veshje që “të ftuarit specialë” të paraqiteshin sa më mirë.

Sipas 25-vjeçares, në fund gjithçka shkoi mirë, ama ajo ende nuk di se çfarë do të bëjë me fustanin e saj të bardhë.

“Është shumë e dhimbshme të mendoj tani”, – është shprehur ajo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje