Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme! Shkencëtarët zbulojnë një yll të rrethuar nga dëbora

E pabesueshme! Shkencëtarët zbulojnë një yll të rrethuar nga dëbora
July 15
20:15 2016

Për herë të parë në historinë e eksplorimit të universit, shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë dëborë. Një grup teleskopësh të vendosur në një pikë në Kili kanë mundur të vërejnë këtë rast të rrallë. Një yll ishte i rrethuar tërësisht nga dëbora.

Te ky yll u vunë re dy shtresa rrethuese. Shtresa e parë ishte e përbërë nga gazet ndërsa shtresa e dytë, duke qenë se edhe gazi ka qenë i ngrirë, ka mundur të krijojë dëborën.

Zhaohuan Zhu, i cili po merret personalisht me këtë gjetje është i mendimit se ky yll është në fazat e krijimit të tij. Megjithatë, ky informacion është shumë i vlefshëm për të dalë në përfundime se si krijohet dhe rritet një yll dhe me çfarë elementesh dallohet.

Ky yll i ri, i quajtur V883 Orionis, është 400 herë më i ndritshëm dhe më i nxehtë sesa Dielli.

“Kjo është një gjetje e rrallë dhe mjaft e rëndësishme. Ne tani e dimë se rreth yjeve krijohet dëborë dhe ky informacion është shumë i nevojshëm për të zbuluar më tej”, – ka thënë shkencëtari Zhu.

Shperndaje