Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E njihni legjendën e syve jeshilë?

E njihni legjendën e syve jeshilë?
March 23
16:44 2016

Janë kryer disa studime, sipas të cilave thuhet se ka një lidhje mes ngjyrës së syrit dhe predispozitave të karakterit e të sjelljes.

Shpesh personat me ngjyrë jeshile të syve kanë linjat rreth tyre në ngjyrë bojë qielli ose të një kafeje tejet të veçantë.

Syjeshilët janë njerëz shumë të sjellshëm dhe altruistë, gjithnjë të gatshëm të ndihmojnë ata që kanë nevojë. Gjithashtu janë persona që preken lehtë, sidomos nëse bëhet fjalë për çështje që u përkasin atyre. Kështu që, duhet bërë kujdes me mënyrën se si u drejtoheni e se si silleni!

Femrat me sytë jeshilë mund të tregohen shpesh xheloze për partnerët e tyre, ama për dashurinë japin gjithçka. Nga ana tjetër, meshkujt kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes, por jo për t’u ndier superior. U pëlqen të marrin komplimente të merituara ndërkohë që janë inteligjentë dhe tregohen të sjellshëm. Në dashuri: Janë lindur për të qenë provokues të zotë!

Por le t’ju tregojmë se cila është legjenda që u referohet syve jeshilë:

Dikur, një gjahtar i ri arriti në brigjet e Liqenit të Nimfës. I lodhur,  u ul për të freskuar fytyrën me ujë, kur papritmas një pamje e mahnitshme i verboi pamjen. Në bregun tjetër të liqenit u shfaq një vajzë e bukur, e cila e fiksoi gjahtarin duke e parë me sytë e saj të çuditshëm me ngjyrë jeshile. Djali u trondit dhe u dashurua. Bukuroshja vazhdoi ta shihte djalin, qeshi dhe u largua me të shpejtë! Gjahtari e ndoqi menjëherë por pa shpresë. Njerëzit që i dilnin para i pyeste për vajzën që kishte parë, ndërkohë përgjigjja e vetme që merrte ishte: “Ajo është Nimfa që krihet në diell, një krijesë e keqe. Ai që dashurohet me të i ka hapur telashe vetes”. Gjahtari nuk i besoi asnjërit dhe të nesërmen u rikthye përsëri afër lumit. Krijesa e mrekullueshme iu shfaq sërish, gjë që ndodhi për disa ditë rresht. Por një ditë, i lodhur nga kjo situatë, i riu bërtiti me të madhe për dashurinë që ndjente. Në këmbim, teksa e shikonte me sytë e saj jeshilë, vajza hodhi si me magji një urë prej kristali e i kushtoi të riut një këngë tepër të ëmbël. Pas kësaj, gjahtari u vërsul menjëherë drejt saj, por në mes të urës, ajo u shpërbë dhe djaloshi ra në ujërat e ftohta të lumit. Vdekja e të riut bëri që në atë zonë të binte qetësia. Pas kësaj, njerëzit aty përreth tregonin për atë që ndodhi në të vërtetë. Sipas disave, për dënim Nimfa u muros në shkëmbinj shumë të fortë. Sipas të tjerëve, vajza e bukur u pendua për atë që kishte bërë dhe u hodh drejt djaloshit si për t’i dhënë përqafimin e vdekjes, në po të njëjtin vend ku gjahtari ra.

Që atëherë thuhet se në sipërfaqen e lumit duken dy re të vogla që lëvizin afër njëra-tjetrës.

 

Shperndaje