Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E keni parasysh momentin kur ju bien dhëmbët vetëm për të hapur një lëpirëse? Jo më!

E keni parasysh momentin kur ju bien dhëmbët vetëm për të hapur një lëpirëse? Jo më!
August 19
21:35 2017

Lëpirëset janë ndër më të preferuarat, sidomos kur jeni të përqendruar në  një punë të caktuar si: leximi, shkrimi apo thjesht po ndiqni një serial. Duket se një lëpirëse mund të bëjë shumë shoqëri dhe sapo filloni të konsumoni njërën, bëni gati të hapni tjetrën sepse një nuk është asnjëherë mjaftueshëm!

Por besojmë se të gjithë vuani në momentin që duhet të hiqni qesen me të cilën është paketuar lëpirësja kur në rastin më të mirë e hapni me ndihmën e një gërshëre ndërsa në rastin më të keq, epo, lamtumirë dhëmbë dhe përshëndetje acarim!

Megjithatë, ka një mënyrë shumë të thjeshtë në fakt, mjafton që të ndiqni videon e mëposhtme dhe do ta kuptoni se ka qenë më e lehtë nga sa e kemi menduar. Nuk nevojiten as gërshërë dhe as dhëmbë, thjesht një rrotullim praktik me gishtërinj dhe BINGO, e keni hapur siç duhet! /Blitz.al/

Share