Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E keni menduar ndonjëherë pse nuset vishen me të bardha?

March 28
11:48 2016

Çdo nuse, e cila ëndërron të ecë  përgjatë një rruge të shtruar me petale, e ndjekur nga një bisht i gjatë fustani të bardhë, duhet t’ia dijë për faleminderit mbretëreshës Viktoria, e cila nisi traditën.

Ajo e stolisi veten  totalisht në të bardha për dasmën e saj me princin Albert, 176 vjet më parë, edhe pse kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe si opsionin kryesor për fustanin. E bardha lidhej me vajtimet në fakt, para se Viktoria të ecte përgjatë korridorit drejt altarit, sipas “Ëashington Post”.

Të gjithë ngelën gojëhapur kur ajo u shfaq me një fustan neutral mëndafshi, saten, me kombinim dantelle dhe me një kurorë me lule portokalli në vend të një kurore të vërtetë. Pjesëmarrësit dhe anëtarët e gjykatës menduan se zgjedhja ishte shumë konservatore. Por asaj i pëlqeu pavarësisht opinionit  dhe nuk kaloi shumë kohë derisa veshja u kthye në traditë. Pra, ku e kemi marrë idenë se e bardha përfaqëson pastërtinë atëherë?  Jo se mbretëresha nuk ishte shembull i moralit. Jo më shumë se një dekadë pasi Viktoria dhe Alberti u martuan, në një botim amerikan Godey’s Lady’s Book thuhej: “E bardha është ngjyra më e përshtatshme për nuset,  pavarësisht materialit. Ajo është një simbol i pastërtisë, pafajësisë së vajzërisë dhe zemrës që tani ajo po ia dhuron të zgjedhurit të saj”.