Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E habitshme! Babai detyron vajzën të martohet me djalin që e përdhunoi

E habitshme! Babai detyron vajzën të martohet me djalin që e përdhunoi
June 02
21:31 2016

Një baba ka dërguar vajzën e tij 14-vjeçare në Missouri, në mënyrë që ta martojë atë me 24-vjeçarin që e përdhunoi dhe e la shtatzënë.

Sipas asaj që raporton ABC News, dhunuesi ishte një mik i familjes.

Përdhunimi ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa shtatzënia e vajzës u zbulua në verën e vitit të kaluar pasi ajo kishte filluar të ndjente dhembje në stomak.

Dëshmia e njerkës së vajzës tregon se më pas është mbajtur një takim familjar, ku 14-vjeçarja dhe përdhunuesi u kërkuan prindërve të martoheshin. Në gusht, babai i  vajzës e shoqëroi atë dhe burrin e saj të ardhshëm në Kansas City, Missouri, aty ku edhe 14-vjeçaret lejohen të martohen me lejen e prindërve, në situata të caktuara.

Bazuar në dokumentet e gjykatës, ata u martuan dhe jetuan bashkë për katër muaj, para se të ktheheshin sërish në qytetin e tyre. Kur u kthyen, mamaja e vajzës kërkoi anulimin e martesës, ndërkohë që shtatzënia përfundoi në një abort.

Javën e kaluar, babai i vajzës u shpall fajtor për lëndimin e një fëmije e për këtë gjyqtari Grefory Moeller e dënoi atë me 4 muaj burg dhe 3 vite mbikëqyrjeje!

“Do të kuptosh se 120 ditë në burg do të zgjasin aq sa martesa e shtirur e vajzës tënde me përdhunuesin, për fajin tënd”,- tha gjykatësi.

Sipas dokumenteve gjyqësore, babai është shprehur se ka bërë një gabim, por ngaqë mendonte se një burrë duhet të martohet me gruan që lë shtatzënë.

 

Shperndaje