Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dini pse mbahet ende unaza e fejesës?

E dini pse mbahet ende unaza e fejesës?
March 23
16:54 2016

Unaza e fejesës mund të duket një zakon i vjetër aq sa institucioni i martesës. Por në disa argumente për dashurinë, unaza simbolizon premtimin për martesë.

Për shembull, gjatë viteve 1800 disa burra amerikanë ndanin me gratë e tyre një copë prej ari ose argjendi. Secili partner mbante nga një pjesë dhe më pas pinin një gotë verë së bashku për të formalizuar fejesën.

Në shekullin XVIII, Papa Innocent III shpalli një periudhë të detyrueshme të pritjes mes fejesës dhe martesës. Të krishterët e miratuan këtë traditë dhe unaza ishte e bërë nga hekuri dhe më vonë u zëvendësua nga ari. Romakët thoshin se unaza vihet në dorën e majtë, sepse aty ndodhet vena speciale e quajtur vena e dashurisë, që shkon direkt nga gishti i unazës në zemër.

Unazat me diamante janë përdorur më vonë, pasi   Maksimiliani I i Austrisë ishte njeriu i parë që kërkoi të tregonte jetën e shkëlqyer që do të bënte nusja e tij.

Unazat me diamant nuk ishin aq të vështira për t’u gjetur. Por shumë prodhues të markave të ndryshme e bënin sikur ishte diçka e pamundur dhe diamantet nuk mund të gjendeshin sepse kërkonin të bënin reklamën e firmave të tyre.

Kush nuk ka qenë i ndjeshëm kundrejt këtyre reklamave nuk e ka marrë një unazë diamanti.

 

Etiketimet
Shperndaje