Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dini kuptimin që ka secila ditë e javës? Zbulojeni më poshtë…

April 13
12:22 2016

1. E HËNË

1. E HËNË
Picture 1 of 7

E hëna është dita e Hënës, ditë për t'u ndalur te potenciali, intuita dhe emocionet tona të vërteta. E hëna vendos tonet emocionale që do t'ju shoqërojnë gjatë gjithë javës, sepse Hëna ju kërkon të jeni të qartë në çka ndjeni dhe çfarë doni të arrini në ditët në vijim. Të hënat përmbajnë edhe një energji sfiduese. Jo rrallë herë, njerëzit janë të pakënaqur të hënave, kjo sepse vendimet më të mëdha ndjesore u lihen të hënave dhe rrjedhimisht në këtë ditë jemi më tekanjozë. Nëse nuk jeni një fans i ditës së hënë, kjo është sepse ndjesitë tuaja gjatë kësaj dite anojnë nga negativja. Por e hëna sjell edhe një valë pozitiviteti për sa i përket motivimit dhe energjisë. Nëse jemi në përgjithësi optimistë për jetën tonë dhe shëndetin emocional, e hëna na ndihmon të qëndrojmë kështu edhe ditët e tjera të javës. Me qëllim që t'i merrni të hënës energjitë më të mira, sigurohuni të bëni gjumë të mirë të dielën në darkë dhe të keni pirë ujë bollshëm.

Të gjitha ditët e javës kanë një energji të vetën. Sigurisht që kjo energji influencohet direkt nga planetët (astrologjia), por edhe nga kushtet dhe ndjesitë tuaja personale që përjetoni gjatë ditës. Por ajo çka duhet të mbani mend është se çdo ditë e javës ka vibracionin e saj personal.

Në Antikitet, ditët e javës emëroheshin në bazë të planetëve për ta bërë çdo ditë speciale dhe për të lidhur energjinë e një planeti të caktuar me planetin Tokë, nëpërmjet ditëve të javës.

Është e çuditshme, aq sa edhe interesante se si nëse i rikujtojmë shpjegimin për sa i përket energjisë që mbajnë ditët e javës, ato duken aktuale edhe sot, pasi kanë kaluar shumë shekuj.

Nuk është aspak koincidencë që e shtuna dhe e diela janë ditë pushimi dhe ditët e tjera janë konsideruar ditë pune. Ja se si është shpjegimi me bazë energjie i çdo dite të javës dhe se ta përdorni këtë energji për një jetë më të mirë.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje