Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E çuditshme në Santorini! Një ligj që ndalon turistët obezë të hipin mbi gomerë…

E çuditshme në Santorini! Një ligj që ndalon turistët obezë të hipin mbi gomerë…
October 15
20:54 2018

Ishulli turistik i Santorinit është i njohur për terrenin e tij kodrinor dhe realitivisht të vështirë për të ecur, prandaj prej vitesh vizitorët atje përdornin gomerët për transport. Kjo për shkak se makinat apo mjetet e tjera të transportit e kanë të pamundur të hynë në rrugicat e ngushta të qytetit grek.

Aktivistët social në Greqi dhe ata të mbrojtjes së kafshëve prej disa kohësh kishin nisur një peticion për arsye sepse kafshët e transportit nuk trajtoheshin siç duhet. Përveç se abuzohej me rrugët e gjata që bënin, nuk ushqeheshin apo nuk i jepej për të pirë për një kohë të gjatë dhe për ata kjo është “keqtrajtim ndaj kafshëve”. Por ajo që e ka shtyrë “Ministrinë e Zhvillit Rural dhe Ushqimit” të marrë vendimin për të ndaluar turistët mbi peshë që të bëjnë xhiro me gomerë përreth qytetit kanë qenë disa foto të shpërndara nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve.

Përveç këtyre fotove, shumë nga guidat apo pronarët e fermave në Santorini pretendojnë se udhetimet e gjata të cilat përshkrojnë gomerët me turistët obezë të hipur sipër i ka dëmtuar kafshët jashtë mase. Ligji i ri thotë e “Pronarët e këtyre kafshëve të transportit duhet të sigurohen se ata marrin ushqimin  e duhur dhe se gjëndja shëndetësore e tyre duhet të jetë maksimale. Kafshët e sëmura, të dëmtuara apo shtatzënë nuk duhet të përdoren për udhëtime ndërkohë që vendet ku mbahen duhet të kenë një nivel normal higjene. Gomerët nuk duhet të ngarkohen me peshë të tepërt, prandaj askush mbi 100kg nuk duhet të transportohet me ta”.

Ligji i ri ka marrë vëmendje ndërkombëtare si një fitore, ndaj abuzimi me kafshët por edhe si një mënyrë e mirë menaxhimi kur bëhet fjalë për turizmin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje