Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dua një marrëdhënie të hapur ose të ndahemi”, çfarë ndodh në çift kur vendosemi përpara një zgjedhjeje të tillë!

“Dua një marrëdhënie të hapur ose të ndahemi”, çfarë ndodh në çift kur vendosemi përpara një zgjedhjeje të tillë!
October 12
17:17 2018

Një intervistë e Krystyna Romanowska me Izabela Jaderek, tregon më shumë për psikologjinë e marrëdhënieve të hapura dhe si ndikojnë ato në çift.  Fokusi është kur një mashkull i kërkon partneres të hapin marrëdhënien.

Si fillim të “hapësh një marrëdhënie” është thjesht një term elegant për të thënë se mashkulli lajmëron partneren se dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale apo të ketë lidhje me femra të tjera.

Përgjigja fillestare është thjesht një shokim dhe një “jo” e menjëhershme. Më pas kur mashkulli përpiqet të negociojë, ajo fillon ta rimendojë të gjithën. Një stuhi emocionesh si xhelozi, frikë, dashuri, besim, shqetësime për sigurinë seksuale dhe sëmundje, lindin.

Një marrëdhënie e hapur është një zgjedhje dhe gjithçka është në rregull kur të dy partneret e duan këtë gjë. Por në raste të tilla, një femër zakonisht pranon vetëm për shkak të frikës se mund ta humbasë atë. Në mendjet e tyre kalojnë shumë mendime duke filluar nga “pse po ma kërkon këtë”,”diçka nuk shkon me mua”, “ku kam gabuar” apo “duhet të bëj më të mirën që ta kënaq”.

Por në psikologjinë e marrëdhënieve,është më mirë të kesh të bësh me një mashkull që do marrëdhënie poligame dhe e kërkon atë, sesa një partner që tradhëton. Është një çështje sinqeriteti dhe besnikërie.

Shumicën e rasteve një mashkull nuk e kërkon të hapin marrëdhënien, ai thjesht e lajmëron për vendimin që ka marrë. Kjo është dhe arsyeja pse shpesh shumica e partnereve të tyre pranojnë. Sapo pranojnë, ato pushtohen nga ndjenja faji dhe marrëdhënia bëhet e tensionuar dhe e lodhshme. Thjesht të shkuarit në një festë është stresuese, pasi ajo mundohet të shohë se cilat vajza e tërheqin dhe çfarë kanë ato më shumë se ajo.

Por nëse nuk është diçka që ato e duan, femrat nuk duhet ta pranojnë. Ekziston liria e zgjedhjes dhe askush nuk duhet të bëjë asgjë kundër vullnetit të tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje