Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dragon School” – shkolla misterioze që nxjerr elitën e aktorëve

March 28
18:59 2016

Kur e përmend, duket sikur je duke folur për ndonjë shkollë sekrete si ajo e magjisë në Hogwarts, ku u rrit Harry Potter, ama nuk është kështu!

“Dragon School” në fakt është një shkollë përgatitore në Oksford, e cila ka nxjerrë disa nga aktorët më të mirë britanikë të momentit. Për shembull, tre prej tyre janë: Tom Hiddleston, Tom Hollander, Hugh Laurie.

“Dragon School” është një shkollë edukimi e krijuar nga një grup dhuruesish të Universitetit të Oksfordit, për fëmijët e tyre, në vitin 1877! Për vite me radhë ajo u drejtua nga një familje me emrin Lynam.

Tarifat janë 9340 paund për konviktet dhe 6480 paund për praninë ditore. 16% e nxënësve vijnë nga familjet britanike që jetojnë jashtë vendit dhe 4% nga vende të ndryshme të botës.

Pjesë e kësaj shkolle, krahas aktorëve të sipërpërmendur, janë edhe shkrimtarët John Betjeman, Antonia Fraser, Alain de Botton; gazetarët Peter Jay, David Shukman, Rageh Omaar; politikanët Hugh Gaitskell, Baroness Young, Rory Stewart dhe sportistë si Tim Henman.

Pra, kjo shkollë nuk është vetëm vendstrehim për elitën e aktorëve britanikë, por për shumë personazhe që arrijnë të jenë protagonistë në shumë fusha të jetës.

Një prej 3-shes së aktorëve të përmendur në fillim, Tom Hiddleston, e la shkollën në vitin 1994, për të vazhduar pastaj në Oksford. Për eksperiencën e kaluar, ai shprehet: “Nuk mbaj mend të kem mësuar ndonjë gjë, ama ndiej se i kam mësuar të gjitha!”

Hugh Laurie, Tom Hiddleston, Tom Hollander

Hugh Laurie, Tom Hiddleston, Tom Hollander
Picture 1 of 4

Komento
Etiketimet
Shperndaje