Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të zbuloni më shumë për gjumin, ëndrrat dhe kaloritë e djegura gjatë natës? Përdorni këtë aplikacion!

Doni të zbuloni më shumë për gjumin, ëndrrat dhe kaloritë e djegura gjatë natës? Përdorni këtë aplikacion!
April 25
15:43 2016

Duke marrë parasysh faktin që të gjithëve na rastis të flemë jo shumë orë para momentit kur bie alarmi, përgjigjja e pyetjes “Sa mendoni se keni fjetur gjatë gjithë jetës?” do të ishte pa asnjë hezitim: Jo mjaftueshëm!

Por një aplikacion i ri mund të kalkulojë orët e gjumit që kemi bërë. Aplikacioni quhet “My Life Asleep” dhe do t’ju tregojë jo vetëm se sa orë gjumë keni bërë, por edhe sa kohë keni kaluar duke parë ëndrra dhe sa kalori keni djegur ndërkohë që flini. Mjafton vetëm që ju të shkruani moshën tuaj dhe pjesën tjetër e përpunon vetë sistemi.

Për shembull, nëse jeni 30 vjeç, orët tuaja të gjumit kanë qenë 12 vite; keni ëndërruar 12,800 orë (prej të cilave 1,024 orë për seks) dhe keni humbur 7,185,282 kalori (kjo duket me të vërtetë motivuese).

Kjo pajisje bazohet te disa norma mesatare të studiuara me kujdes nga specialistë të fushës. Megjithatë, nëse jeni një nga ata persona që flini deri afër drekës, shtojini rezultatit edhe disa vite më tepër, si dhe ca ëndrra më shumë me tematikë seksin, detaj ky që i ka impresionuar të gjithë përdoruesit e aplikacionit të ri.

Komento
Etiketimet
Shperndaje