Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të zbuloni gënjeshtarët? Mjafton të bëni vetëm një gjë…

Doni të zbuloni gënjeshtarët? Mjafton të bëni vetëm një gjë…
April 25
20:40 2016

Një nga ndjenjat më negative që mund të përjetojë njeriu është ajo e aftësisë për të kuptuar nëse dikush e gënjen ose jo. Në fakt, jo të gjithë arrijnë t’i kuptojnë gënjeshtrat, të cilat shpesh bëhen të vështira për t’u kuptuar falë meritës së personit që po gënjen.

Por si ta arrini të kuptoni një gënjeshtar? “Science of us”, nëpërmjet një publikimi në “New York Times” na prezanton me një mënyrë tepër efektive: kërkojini gënjeshtarit ta rithotë historinë nga krahu i kundërt.

Sigurisht që kushdo mund të thotë nga ato të ashtuquajturat gënjeshtra të bardha dhe nuk është ndonjë problem i madh, ama kur duket qartë se besimi juaj po thyhet meritoni të merrni vesh të vërtetën.

Pra, çfarë duhet të bëni për të zbuluar gënjeshtarët? Epo, kur njerëzit gënjejnë shpesh e kanë përgatitur historinë. Zakonisht, metoda që ju ndihmon në të tilla raste është kërkimi i informacioneve të detajuara, të cilat e vendosin personin tjetër në vështirësi.
Ama, ka një mënyrë më frytdhënëse! Sipas Edward Geilsman, profesor në universitetin e Kalifornisë, ta detyrosh gënjeshtarin ta ritregojë historinë e tij mbrapsht e vë atë në një provë shumë të vështirë, e cila 
kërkon një stërvitje të madhe mendore për të mos rënë në grackat e detajeve të dhëna në versionin e parë të gënjeshtrës.

Arsyeja pse kjo teknikë funksionon lidhet me qëllimin e atyre që gënjejnë për të kuptuar reagimin tonë rreth asaj që thonë. Shpesh ata kërkojnë një qëndrim pozitiv që do t’u jepte qetësinë e nevojshme për atë që kanë thënë.

Nga kjo duhet të kuptoni se personat që thonë të vërtetën mund ta tregojnë historinë e tyre në të gjitha versionet e mundshme, pa rënë pre e kurtheve të gënjeshtrave.

Shperndaje