Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të rrëfeheni? Vatikani ju ofron aplikacionin “Sindr”

Doni të rrëfeheni? Vatikani ju ofron aplikacionin “Sindr”
November 23
17:35 2016

Nëse nuk keni ku të rrëfeni mëkatet e juaja apo nuk keni kohë të shkoni në kishë, atëherë do të vijë kisha te ju!

Arqipeshkvi i Skocisë ka revolucionarizuar rrëfimin te prifti duke krijuar një aplikacion për tabletë e për smartphone, të lançuar në Vatikan ditën e sotme.

Aplikacioni kishtar quhet “Sindr” dhe personat e regjistruar në program mund të gjejnë priftin apo kishën më të afërt për rrëfim ose të rrëfejnë aty mëkatet e tyre.

Programi pritet të vihet në funksion të publikut në fillim të vitit 2017 dhe ofrohet falas. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje