Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të hiqni qimet përgjithmonë? Lexoni më parë këtë artikull

Doni të hiqni qimet përgjithmonë? Lexoni më parë këtë artikull
May 17
20:23 2016

Heqja e qimeve është shumë e rëndësishme për femrat. Çdo femër do të dëshironte t’i hiqte një herë e përgjithmonë.  Kanë dalë disa metoda të cilat kanë pasur rezultat, për shembull heqja e qimeve me laser ose IPL.  Por cila është metoda më e sigurt? IPL është një terapi e lehtë, e cila, nëpërmjet një drite intensive pulsuese, përdoret për procedura të ndryshme dermatologjike, si edhe për heqjen e qimeve.

Ndryshimi midis IPL dhe laserit është se IPL ka valë më të gjata, të cilat shpërndahen  brenda lëkurës. Drita e IPL  futet në rrënjët e qimeve dhe kthehet në nxehtësi duke vrarë qelizat që rritin ato. Por në ndryshim nga laseri, IPL është më pak efektive sepse energjia e saj përhapet në lëkurë nëpërmjet një llambe me shumëllojshmëri valësh. Kjo do të thotë që nuk mund të përdoret në të gjitha zonat e trupit  sepse është më pak e fuqishme prej laserit.

Laseri nuk ka aspak dhimbje,  thjesht ndjen pak nxehtësi. Mos u gënjeni nga klinikat që nxjerrin një ofertë të lirë për heqjen e qimeve me laser sepse ato nuk mund të kenë kushtet dhe mjetet e duhura me një çmim të ulët. Duhet të konsultoheni dhe të kontrolloni lëkurën përpara se të filloni të bëni seancat e trajtimit me laser.

IPL është më e lirë në çmim sesa laseri, por rekomandohet më shumë si një metodë  e mirë për trajtimin e enëve të gjakut sesa për heqjen e qimeve. Heqja e qimeve me laser ose IPL nuk është e këshillueshme të praktikohet në qoftë se jeni shtatzënë, në qoftë se përdorni barna antidepresivë dhe  deri në 4 javë pas ekspozimit në diell. Trajtimet me laser zgjatin 15 deri në 90 minuta. Në një klinikë mesatare, kostoja për heqjen e qimeve të këmbëve është 205 €,  115 € për bikini dhe 95 euro për krahët.

IPL është mënyra e parë që është shpikur për të hequr qimet përgjithmonë, kurse laseri është mënyra e dytë dhe më e zhvilluar.

Etiketimet
Shperndaje