Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të dini se sa kohë harxhoni në Facebook? Ky opsion i ri do t’ju tregojë gjithçka

Doni të dini se sa kohë harxhoni në Facebook? Ky opsion i ri do t’ju tregojë gjithçka
November 21
15:10 2018

Në muajin gusht të këtij viti, Facebook lajmëroi se do të përfshinte një opsion të ri i cili do ju tregonte se sa kohë kalonit në rrjetin social. Tani, pas 4 muajsh, programuesit e rrjetit social e mbajtën premtimin dhe na prezantojnë me “matësin e kohës” të Facebook-ut.

Me anë të këtij opsioni ju mund të shikoni se sa orë në ditë kaloni duke naviguar në aplikacion, mund të vendosni një alarm që t’ju kujtojë se e keni përdorur Facebook-un më shumë seç duhet dhe gjithashtu mund ti bëni “mute” njoftimeve që ju vijnë, në mënyrë që mos ta kontrolloni telefonin shpesh.

Kjo risi vjen disa ditë pasi Instagrami bëri një lëvizje të njejte, duke përfshirë një matës të ngjashëm kohe në opsionet e veta, që përdoruesit ta dijnë sa kohë kanë shpenzuar duke pëlqyer fotot e njerëzve. E gjitha është bërë në kuadër të fushatës për “mirqënien dixhitale”, e përfshirë nga Google dhe Apple në të gjitha versionet e fundit të iOS dhe Android.

Për ju që doni ta përdorni, fillimisht duhet të keni bërë përditësimin e aplikacionit të Facebook, më pas mund të shkoni më menu-në e saj, më saktë në sektorin e Opsioneve dhe Privatësisë (Settings and Privacy) dhe të klikoni opsionin “Koha jote në Facebook” (Your Time on Facebook).

Sigurisht që ju mund të mos e përdorni por e mira do ishte ta njihnit të vërtetën e hidhur dhe të shihnit se sa orë nga dita harxhoni në rrjetet sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje