Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Do të habiteni se si zgjoheshin më parë njerëzit kur nuk ekzistonte alarmi i orës!

September 07
13:31 2016

Duke qenë se dita është duke u shkurtuar dhe është pikërisht periudha kur fëmijët i rikthehen shkollës, shanset janë që së paku një herë ta shtypni butonin për të shtyrë edhe pak alarmin e orës në mëngjes.

Por a keni menduar ndonjëherë se si zgjoheshin njerëzit fiks në kohë për të shkuar në punë kur alarmi i orës nuk ekzistonte?

Përpara se të shpikej alarmi i orës punësoheshin njerëz të caktuar për të zgjuar nga gjumi punonjësit në orarin e duhur duke goditur dritaret e dhomave të gjumit me një shkop të gjatë. Kjo ka qenë një praktikë e zakonshme sidomos në Britaninë e Madhe. Këta persona nuk mund të lëviznin deri në momentin që punonjësit hapnin dritaren dhe lajmëronin se ishin zgjuar.

Megjithatë, të gjithë pyesin veten: Po këta njerëz kush i zgjonte nga gjumi?/Blitz.al/

 

Shperndaje