Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Do ta ëndërronit një intervistë të tillë pune

Do ta ëndërronit një intervistë të tillë pune
March 02
10:32 2017

Zakonisht, nga një punëdhënës i mundshëm është e vështirë të presësh qoftë edhe një biletë treni për të shkuar në intervistën e punës.

Por për sektorin teknologjik në Zelandën e Re, kjo pjesë po shkon përpara me hapa shumë të shpejtë.

Ata u kanë ofruar kandidatëve nga e gjithë bota bileta avioni të paguara, për të fluturuar drejt Wellington të Zelandës së Re, ku do të luftojnë për të fituar vendet e punës.

Ajo që kërkohet është të jesh i talentuar si IT për t’u bërë pjesë e listës së 100 kandidatëve të mundshëm për këto vende pune.

Programi për të cilin bëhet fjalë quhet Looksee Wellington, në një marrëveshje mes qeverisë dhe kompanive globale të rekrutimit.

Programi në fjalë kërkon të punësojë zhvillues programesh kompjuterike, drejtorë kreativë, menaxherë produktivë dhe analizues.

Aplikimet e personave të interesuar do të bëhen online deri më 20 mars dhe profilet e personave më të pëlqyer do të zgjidhen nga shefat  e kompanive teknologjike në këtë qytet.

Më pas intervistat do të bëhen në Wellington. /Blitz.al/

Share