Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

‘Djemtë e këqij’, të preferuarit e femrave? Flet shkenca…

‘Djemtë e këqij’, të preferuarit e femrave? Flet shkenca…
May 15
11:53 2016

Femrat tërhiqen më shumë nga ‘djemtë e këqij’!

Epo, kjo ‘shprehje’ tashmë është bërë objekt i një studimi shkencor.
Që femrat preferonin shpesh tipat ‘rebelë’ tek seksi i kundërt, ishte një gjë që dihej tashmë, ama së fundmi edhe shkenca ka thënë fjalën e saj!

Në studimin e ri të kryer nga “Ghen University”, një ndër universitetet më prestigjozë belg, thuhet se meshkujt që konsumojnë duhan e pijnë alkool duken më mirë se të tjerët, sidomos kur flitet për marrëdhënie të shkurtra.
Ajo që i bën tërheqës këta persona është pikërisht elementi i rrezikshmërisë, i cili është gjithmonë eksitues. Në të vërtetë, meshkujt e kanë kuptuar tashmë këtë gjë dhe kanë filluar ta përdorin si strategji për të bërë për vete femrat.

Studimi i titulluar “The Young Male Cigarette and Alchol Syndrome”, i cili ka shqyrtuar 239 gra të moshës 17-30 vjeç shfaqi rezultatet që nuk lënë vend për dyshime: kur bëhet fjalë për seksin ‘ e rastësishëm’ apo për një lidhje pa obligime, preferojnë ‘djemtë e këqij’, të cilët janë sinonim i lirisë seksuale.

Mesa duket pra, e veçanta e ‘të bukurit dhe e të mallkuarit’ do të vazhdojë të mbijetojë në kohë… falë cigares dhe alkoolit, sigurisht!

Shperndaje