Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Disa fakte dhe kuriozitete që nuk i dinit rreth testit të shtatzënisë

Disa fakte dhe kuriozitete që nuk i dinit rreth testit të shtatzënisë
August 02
17:35 2016

Ka një histori pas rreshtave që shkruhen në fletëpalosjet udhëzuese të testeve të shtatzënisë. Pavarësisht atyre që i lexojnë, ende ka femra të cilat nuk kanë informacionin e duhur apo të saktë kur vjen puna te bërja e këtij testi. Megjithatë, ka disa kuriozitete të cilat duhet t’i dini rreth testeve të shtatzënisë.

 

  1. Testi i parë i shtatzënisë në kushte shtëpie është bërë për herë të parë në vitin 1977. Vetëm 4 vjet pasi aborti u bë i ligjshëm nga Roe v Wade, testi i shtatzënisë i ndihmonte gratë të zbulonin nëse ishin në pritje të një fëmije pa pasur nevojën të shkonin për vizitë te mjeku.
  2.  Ideja e testit është propozuar nga një grua në vitin 1967, Margaret Crane, kur e kuptoi se mjekët nuk ishin më të nevojshëm për procesin.
  3. Njerëzit ishin të shqetësuar se mos gratë e pamartuara shkonin në vetëvrasje  nëse do të zbulonin shtatzëninë e padëshiruar në kushtet e shtëpisë.  Në vitet ’60 dhe ’70 nuk ishte aq e lehtë të ishe një nënë e vetme, aq sa është tani.
  4. U deshën 10 vite nga zbulimi derisa Margaret të mund ta nxirrte në treg testin e parë dhe të mbushte raftet. Kompanitë farmaceutike ishin më shumë se të gatshme të miratonin një produkt të tillë.
  5. Dizajni i parë i testit përfshinte lulet për t’i bërë ato më tërheqëse për gratë, megjithatë Crane solli idenë e një shkopi pasi do të ishte një send mbi të cilin gratë thjesht do të urinonin.
  6. Crane nënshkroi kontratën për të drejtën e patentës vetëm për një dollar, vlerë të cilën ajo nuk e mori kurrë.
  7. Fillimisht ai u quajt “Parashikuesi”. Slogani i testit ishte  “Çdo grua ka të drejtë të dijë nëse është shtatzënë”.
  8. Kundërshtarët e idesë së testit menduan se gratë do të ishin aq shumë të hutuara sa nuk do t’i ndiqnin instruksionet e testit. Një gazetë në Pensilvani shkruante në artikull se femrat  përjetojnë një gjendje ankthi që i pengon ato në ndjekjen e udhëzimeve të thjeshta. Thënë më qartë, njerëzit në atë kohë nuk mendonin se gratë ishin mjaftueshëm të zgjuara sa të urinonin mbi një shkop.
  9. Një vit pas daljes në treg të testit të parë, testi i shtatzënisë rezultoi një biznes përfitues në një vlerë prej 40 milionë dollarësh.
  10. Sot, tetë nga dhjetë femra zbulojnë se janë shtatzënë nëpërmjet një testi shtatzënie në shtëpi. Nëse dyshoni, telefononi mamanë tuaj. Ndoshta edhe ajo e ka zbuluar për ju në këtë mënyrë.

 

Shperndaje