Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dinozaurët rikthehen në jetë!

Dinozaurët rikthehen në jetë!
March 22
18:36 2016

Sipas dr. Jack Horner, paleontologut që frymëzoi  regjisorin Steven Spielberg për filmin e famshëm “Jurassic Park”, shumë shpejt shkencëtarët do të bëjnë të mundur rikthimin në jetë të dinozaurëve. Horner beson se kafshët prehistorike mund të rikrijohen, duke përpunuar gjenetikisht material nga kafshët ekzistuese në planetin tonë sot. Pra, ADN-ja e dinozaurëve nuk është detyrimisht e nevojshme.
“Shpendët janë dinozaurë! Na duhen thjesht disa “rregullime” që ato të duken më shumë si dinozaurë. Kafshët e zhdukura kanë pasur bisht, krahë dhe duar të gjata. Nëpërmjet evolucionit humbën bishtat dhe krahët e tyre u shndërruan në flatra”, – u shpreh ai.
A na duhen vërtet dinozaurët sot? E sigurt është që si kafshë shtëpiake nuk do mund t’i mbajmë dot…

Shperndaje