Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dini gjithçka rreth spermës? Ja 5 fakte që nuk i keni mësuar në shkollë

Dini gjithçka rreth spermës? Ja 5 fakte që nuk i keni mësuar në shkollë
April 19
15:12 2016

Keni menduar ndonjëherë se informacioni që keni marrë në shkollë rreth spermës është tepër i kufizuar?

Duke menduar që një qelizë sperme është afërsisht 0.05 milimetra, duhet thënë se veç asaj që mund të shihet me sy sperma ka plot karakteristika të veçanta.

Më poshtë do të lexoni 5 fakte rreth spermës, të cilat nuk ju rastis t’i dëgjoni çdo ditë:

  1. Ndihmon në parandalimin e depresionit te femrat

Sipas studimeve të kryera, femrat të cilat kryejnë marrëdhënie të pambrojtur apo seks oral kanë mundësi më të vogël për t’u prekur nga depresioni.

Studimi i Universitetit Shtetëror të New York-ut tregon se sperma ndihmon në rritjen e nivelit të oksikotinës dhe të elementeve të tjera që përmirësojnë humorin dhe forcojnë sistemin imunitar.

  1. Mund të rrisë fertilitetin

Shkencëtarët kanë zbuluar se proteina në lëngun seksual vepron si një sinjal hormonal në trurin e femrës. Kjo bën të mundur lëshimin e hormoneve të tjera, të cilat sinjalizojnë vezoret të lëshojnë një vezë.

  1. Ka njerëz që e përdorin në ushqim

Mund të keni dëgjuar plot gjëra të çuditshme, ama po ju themi se ekziston një libër i tërë kuzhine me përbërës spermën.

“Sperma jo vetëm ka kalori, por gjithashtu ka cilësi të mrekullueshme. Ashtu si vera e mirë apo djathërat, shija e spermës është komplekse dhe dinamike” – shprehet Paul “Fotie” Photenhauer, eksperti i gatimit me spermë.

  1. Bën mirë për lëkurën

E keni dëgjuar shpesh këtë teori, por nuk keni guxuar ta besoni? Ja që është e vërtetë.
Për arsye se përmban zink, vitaminë C, kolagjen, vitamina, aminoacide etj., sperma është një nga gjërat më të afërta të një eliksiri të rinisë.

Karakteristika të tilla kanë bërë që kompania norvegjeze “Bioforskining” t’i përfshijë në një krem fytyre të quajtur “Spermine”.

  1. Qeliza e parë e spermës u pa në mikroskop shumë më herët nga ç’mendoni

Në vitin 1677, Antoine van Leeuwenhoek mori mikroskopin vetëm pak momente pasi kishte bërë seks me bashkëshorten e tij.

 

Shperndaje