Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshirat e përdoruesve të Apple janë dëgjuar! Ja çfarë ka konfirmuar kompania…

Dëshirat e përdoruesve të Apple janë dëgjuar! Ja çfarë ka konfirmuar kompania…
April 07
13:57 2016

Më në fund të gjithë përdoruesit e Apple do të kenë mundësinë të fshijnë aplikacionet që janë të vendosura aty nga vetë kompania që prej instalimeve të softwareve. Sado të mundoheni ti fshini këto të fundit sepse ju nuk i përdorni kurrë ato dhe ju ngarkojnë më kot memorien e aparatit tuaj Apple, ky veprim është i pamundur.

Por tanimë, një kod është zbuluar nga sistemi operues i iTunes që do ti lejojë të gjithë përdoruesit e Apple ti fshijë lehtësisht këto aplikacione që janë të panevojshme për një pjesë të madhe të tyren.

Ajo çka nuk dihet ende është nëse ju do mund ti fshini ato përjetësisht nga memoria e telefonit apo vetëm ti fshini në mënyrë të atillë që mos të duken më në ekranin e telefonit (apo siç quhet në gjuhën e teknologjisë, homescreen).

A do të bëhet i mundur ky opsion tek iPhone 7 që del në shtator? Le të shpresojmë!

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje