Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dashuria ndahet në 7 lloje, dhe të fundit e përjetojnë shumë pak persona!

Dashuria ndahet në 7 lloje, dhe të fundit e përjetojnë shumë pak persona!
September 15
20:00 2018

Të gjithë e përjetojmë dashurinë në jetë. Por në bazë të tre faktorëve (intimitet, pasion dhe përkushtim), psikologët përkufizojnë 7 lloje dashurish.

  1. Dashuri pasioni

Kjo ndodh kur njerëzit nuk e njohin njëri tjetër plotësisht, por ndiejnë një tërheqje të përbashkët ndaj njëri tjetrit. Ata mund të mos e dinë se çfarë i mban në një lidhje,por qëndrojnë bashkë gjithsesi. Psikologët thonë se kjo lidhje mund të kthehet në një lidhje të kompletuar me kalimin e kohës, por nuk ndodh gjithmonë kështu.

  1. Dashuri pëlqimi

Këta partnerë janë gjithnjë vetvetja. Ata lidhen nga interesa dhe pikëpamje të përbashkëta. Gjithsesi psikologët thonë se një lidhje e tilllë mund të ketë intimitet, por pa pasion dhe përkushtim zakonisht kthehet thjesht në shoqëri.

  1. Dashuri boshe

Çiftet që e përjetojnë këtë kanë vetëm përkushtim ndaj njëri tjetrit, por jo intimitet dhe pasion. Kjo lidhje zakonisht vjen pas një ndarjeje nga një dashuri e zjarrtë e mëparshme.

  1. Dashuri për vetëkënaqësi

Kjo lloj dashurie ka të bëjë me dy persona që janë të përkushtuar nga njëri tjetri, por nuk kanë intimitet. Ata mund të rrinë për një kohë të gjatë bashkë, por lumturia e tyre është relative duke qenë se ata nuk e shohin partnerin si një mik të tyrin.

  1. Dashuri romantike

Është ajo dashuria e madhe nëpër filma, që ka intimitet dhe pasion. Ata tërhiqen nga njëri-tjetrin dhe ndihen mirë, por nuk janë të gatshëm për angazhime serioze. Prandaj, shumica prej tyre nuk përfundon në bashkëjetesë apo martesë.

  1. Dashuri shoqëruese

Kjo ndodh kur midis tyre nuk ka pasion. Është më shumë sesa shoqëri, sepse partnerët tërhiqen nga njëri-tjetri. Zakonisht çiftet përfundojnë në një të tillë pas shumë vitesh me njëri-tjetrin.

  1. Dashuri konsumuese (Dashuria e vërtetë)

Kjo lloj dashurie i ka të gjithë komponentët: intimitet, pasion dhe përkushtim.  Është një lloj dashurie që shihet rrallë, por nëse personat e ruajnë atë, do të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur.

/Blitz.al/

 

Share