Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’tregojnë veshjet tuaja për ju?

Ç’tregojnë veshjet tuaja për ju?
August 21
15:46 2016

Nëse keni menduar se rrobat kanë vetëm një funksion, atë të mbulimit të trupit, e keni gabim!

Sipas një studimi të publikuar nga revista TIME, veshjet që përdorni tregojnë thuajse gjithçka për ju, që nga karakteri e deri te përjetimet emocionale.

Më poshtë do t’ju tregojmë 5 gjëra që veshjet tregojnë për ju.

 

  1. Ajo që ka bërë përshtypje në këtë studim është se ngjyra e kuqe tregon sa tërheqës jeni për gjininë tjetër. Pra, nëse ju visheni shpesh me të kuqe, do të thotë se femrat apo meshkujt tërhiqen më shumë nga ju sesa kur visheni me ngjyra të tjera.

 

  1. Të veshurit me rroba për të rinj ju bën më të shëndetshëm. Ndërkohë, syzet ju bëjnë të dukeni më të zgjuar dhe më pak tërheqës.

 

  1. Nëse ju pëlqen të visheni me brand-e të njohur, si Gucci, Balmain, Tom Ford, Armani etj., kjo do të thotë se doni të ndiheni të rëndësishëm në shoqëri dhe të tregoni një status më të lartë se ai aktual. Sigurisht, personat e tjerë do t’ju trajtojnë mirë.

 

  1. Veshjet e errëta = person i paqëndrueshëm emocionalisht. Veshje formale = i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Veshje e çrregullt = i hapur ndaj gjërave të reja. Rroba të shtrenjta = narcizëm.

 

  1. Sipas këtij studimi, ju prireni t’u besoni më shumë mjekëve që veshin uniformë të bardhë. Ju gjithashtu pëlqeni muzikën e një muzikanti kur ai vishet sipas pritshmërisë tuaj. Nga ana tjetër, kur të studiuarit veshën xhaketa të bardha, ishin më të kujdesshëm sesa kur vishnin ngjyra të tjera. /Blitz.al/
Komento
Shperndaje