Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cili është kuptimi i festës së Halloween-it dhe lojës “karamele apo rreng”?

Cili është kuptimi i festës së Halloween-it dhe lojës “karamele apo rreng”?
October 31
11:34 2016

Duke qenë se jemi në momentet e fundit përpara se të festojmë Halloween-in është mirë që të dimë sa më shumë rreth kësaj feste, e cila ka nisur një traditë edhe në Shqipëri.

Kur festohet Halloween-i?

Halloween-i festohet të hënën (sot) më 31 tetor, por në fakt festimet kryesore nisin që në datën 29 tetor, kur fëmijët përgatiten për shpërndarjen e karameleve nëpër shtëpi të ndryshme.

Pse e festojmë Halloween-in?

Për çdo vit ne veshim kostume të frikshme në këtë festë. Por pse? Në fakt, është dita kur përkujtohen shpirtrat e të vdekurve dhe largohen energjitë e këqija. Origjina e kësaj feste, edhe pse thuhet se është pagane, daton që në fillimet e kristianizmit. Më parë kjo datë thuhej se ishte pikërisht dita kur bota e gjallë afrohej më tepër me botën tjetër  dhe në një darkë duhej t’u servirje shpirtrave ushqime dhe pije.

Më pas, moda e veshjeve dhe e lojërave të fëmijëve u bë mjaft e suksesshme në shekullin e 16-të në Irlandë, Skoci dhe Uells. Thuhej se veshjet e frikshme do të trembnin edhe shpirtrat, që përgjatë gjithë natës “fluturonin” si hije mbi qytete.

2010088_halloween__3485739b-large_transpjliwavx4cowfcaekesb3kvxit-lggwcwqwla_rxju8

Loja “karamele apo rreng” që bëjnë fëmijët duke shkuar derë më derë te njerëzit është adoptuar si metodë edhe nga kisha në shekullin e 11-të. Fëmijët shkojnë për të mbledhur ëmbëlsira në çdo derë ku trokasin dhe në këmbim i “ruajnë” këto familje nga shpirtrat e këqij me anë të bekimeve. Fëmijët duhet të vishen si engjëj ose si shenjtorë. Megjithatë, më vonë ata nisën të visheshin si personazhet e tyre të preferuara. Frazë “karamele apo rreng” u përdor për herë të parë në Amerikë në vitin 1927, sepse të gjithë emigrantët i sollën këto tradita dhe praktika në Amerikë duke e vulosur kështu këtë gjest si lojë që do të identifikonte më pas Halloween-in.

Më vonë kostumet e kësaj feste u bënë më komerciale, më aventureske dhe imponoheshin më së shumti nga kultura pop. Në ditët e sotme pak vishen si zombi apo figura të tjera të frikshme, sepse duan të ngjajnë më sensualë dhe më të lezetshëm sesa të frikshëm.

Ndërkohë që për sa i përket traditës së kungullit, që shumë i japin forma të ndryshme (kryesisht të frikshme) ka ardhur nga një festival i quajtur “Samhain”. Ky festival ka origjinë nga Izraeli dhe më pas është futur në Amerikë si traditë ku mori dhe formën që ka sot, duke e kthyer kungullin në një detaj kryesor të festës së Halloween-it./Blitz.al/

Komento
Shperndaje