Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cila është temperatura ideale për të fjetur?

Cila është temperatura ideale për të fjetur?
April 23
17:35 2016

Kur shtriheni për të fjetur, shpesh nuk ndiheni rehat për shkak të vapës ose të ftohtit. Asnjëherë nuk arrini të gjeni një temperaturë konstante. Shkenca thotë se është më mirë të flini në një dhomë të ftohtë sesa në një dhomë shumë të ngrohtë.  Studiues të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se dhoma e gjumit duhet të ketë një temperaturë nga 15 deri në 19 gradë Celsius.  Kjo rezulton se është një temperaturë e ulët, por kur jeni duke fjetur temperatura e trupit ulet dhe kur jeni gati për t’u zgjuar ajo rritet përsëri. Për këtë arsye, trupi juaj kur është në gjumë preferon më mirë një dhomë frigorifer sesa një dhomë të nxehtë.

Por nga ana tjetër, në qoftë se  nuk jeni mbuluar mjaftueshëm trupi juaj përpiqet të ngrohet dhe ngushton enët e gjakut në lëkurë, çka rrit temperaturën e trupit.

Etiketimet
Shperndaje