Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh brenda jush kur fiksoni shikimin mbi një objekt për më shumë se 10 minuta

Çfarë ndodh brenda jush kur fiksoni shikimin mbi një objekt për më shumë se 10 minuta
May 04
17:48 2016

Një psikolog italian ka realizuar një provë se si mund të reagojë syri dhe mendja në një situatë ku shikimi fiksohet diku, duke u kërkuar 20 vullnetarëve të ulen dhe të shohin me vëmendje njëri-tjetrin në sy për 10 minuta. Jo vetëm që kjo u dha një ndjesi të çuditshme të përjetimit të një gjendjeje si jashtë trupit të tyre, por u shkaktoi edhe halucinacione të imazheve të personit përballë.

Individët e përfshirë në eksperiment duhej të uleshin në një distancë prej një metër largësi dhe të shihnin njëri-tjetrin pa devijime për 10 minuta. Ndriçimi i dhomës ishte i qartë aq sa për të dalluar mjaftueshëm tiparet e secilit prej tyre, por edhe i ulët mjaftueshëm për të zvogëluar perceptimin e ngjyrave. Pas dhjetë minutave vullnetarët plotësuan një pyetësor në lidhje me çfarë përjetuan gjatë eksperimentit. Në testimin përfundimtar ata dhanë një rezultat të ulët të intensitetit të ngjyrave, 90% e të testuarve  shihnin tipare të deformuara të fytyrës, 75% thanë se kishin parë një monstër, 50% thanë se panë detaje të fytyrës së tyre te partneri dhe 15% thanë se kishin parë një të afërm te personi përballë. Të shohësh në sytë e dikujt tjetër për më shumë se 10 minuta shkakton një ndryshim të ndërgjegjes.

Por çfarë ndodh nëse shikon për 10 minuta veten në pasqyrë? Në më pak se një minutë do të përjetoni të njëjtën gjë si rasti i mësipërm.

Kjo gjë quhet përshtatja neuroniale që përshkruan se si neuronet tona ngadalësojnë dhe madje refuzojnë përgjigjen ndaj një gjendjeje të pandryshueshme për njëfarë kohe. Kjo ndodh pikërisht kur fiksoni sytë për një kohë të gjatë drejt një objekti.

Shperndaje