Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë kushtesh kanë burgjet në Norvegji? Hotele me 5 yje

Çfarë kushtesh kanë burgjet në Norvegji? Hotele me 5 yje
March 16
19:09 2016

Shumë burgje në Norvegji janë parë nga të huajt si jashtëzakonisht të ngrohtë. Dy burgje konkurrojnë për titullin “Më njerëzor” nga burgjet e të gjithë botës.

Të burgosurit në burgun e Bastoey-t, në jug të Oslos, mund të qëndrojnë në një mjedis me stil fshati, ku të burgosurit mund të kujdesen për kafshët dhe fermat. Ata bëjnë ski, luajnë tenis, gatuajnë dhe luajnë me letra. Ata kanë plazhin e tyre dhe pasdite shumica e stafit të burgut shkon në shtëpi dhe vetëm një pjesë e vogël e rojave qëndrojnë me 115 të burgosurit.

Guvernatori i burgut thotë: “Ne kemi çdo gjë në normalitet. Përpiqemi ta bëjmë  jetën e përditshme të  burgut të duket njëlloj me jetën e zakonshme”.

Burgu tjetër që lejon edhe vizitorë të huaj është Halden, në jug të Norvegjisë, në kufi me Suedinë. Në 2014-n, një i burgosur ka thënë: “Nuk mendoj se mund të shikoni një burg më liberal sesa ky. Rojat u japin çelësat të burgosurve”.

Brenda këtij burgu ka edhe studio muzikore. Halden është një burg i sigurisë të lartë. Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Shërbimit Korrektues norvegjez ka thënë: “Krijohen transferime graduale nga burgu deri në liri të plotë. Në fund të dënimit, të burgosurit mund të transferohen në një shtëpi, e cila ngjan në çdo aspekt me jetën e zakonshme. Në këtë fazë, të burgosurit mund të lejohen të bëjnë udhëtime në këto shtëpi për t’u riintegruar në shoqëri normale. Kjo ndodh sepse ne kërkojmë që të burgosurit të jenë të gatshëm të përballen me jetën e zakonshme kur të lirohen”.

Sipas zyrtarëve, një shkelës i ligjit duhet të ketë të drejta si njerëzit e tjerë. Rehabilitimi për t’u kthyer në jetën e mëparshme është më i rëndësishëm.

Të burgosurit në Breivik mund të luajnë me video-lojëra, kanë të drejtën e bisedave telefonike, kanë kompjuter, luajnë shah, gatuajnë, shikojnë televizor, domethënë kryejnë rutinën e përditshmërisë.

Deri tani, as politikanët dhe as publiku nuk kanë kërkuar  për ndonjë ndryshim në sistemin penal të Norvegjisë dhe për qasjen e saj humanitare.

...

Komento
Shperndaje