Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Celulari do të kthehet në pasaportën tuaj të re

Celulari do të kthehet në pasaportën tuaj të re
March 30
08:47 2016

Momenti që harroni pasaportën në shtëpi pak përpara udhëtimit tuaj ka gjasa mos të shkaktojë më probleme.

Kompania që prodhon pasaportat britanike dhe që është gjithashtu kompania më e madhe prodhuese e pasaportave në botë,  “De La Rue”, është duke ndërmarrë një iniciativë për të ngritur një teknologji të re që mund të ruajë informacionin e pasaportës në telefona, duke i lejuar të gjithë pasagjerët të mos kenë më nevojë për një pasaportë të printuar.

Kjo pasaportë e re do të funksionojë me barkod njësoj si biletat që prisni online, duke lejuar kështu të gjithë udhëtuesit të mos kenë asnjë dokument të printuar gjatë kohës së kalimit nëpër aeroport apo pika kufitare.

Megjithatë, kjo risi ka edhe problematikat e veta sepse nuk dihet nëse kompjuterizimi i të dhënave mund të bëhet në mënyrë të saktë në të gjithë botën dhe se çfarë ndodh nëse dikush humb telefonin.

Përfaqësues të kompanisë kanë thënë se pasaportat elektronike janë një risi e madhe, por momentalisht kjo ide është në hapat e parë pasi ndiqet me shumë pikëpyetje dhe vështirësi.

Pasaportat e instaluara në celularin tuaj do të kërkojnë një hardware të ri dhe mjaft të sofistikuar që mund të ruajë të dhënat në atë mënyrë që të jenë të pakopjueshme dhe të pandryshueshme.

Mbetet tashmë për t’u parë nëse pasaportat do të hiqen nga qarkullimi dhe telefoni ynë do të kryejë edhe këtë funksion të rëndësishëm…