Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burrat protestojnë në Iran, veshin ferexhe

Burrat protestojnë në Iran, veshin ferexhe
August 02
20:02 2016

Mbajtja e ferexheve ose mbulimi i femrave është diçka e zakonshme në vendet e Lindjes së Mesme. Femra të çfarëdolloj moshe janë të detyruara të mbulohen, jo vetëm sepse është një obligim nga feja, por edhe sepse ligji i sheriatit (ligj fetar i aplikuar edhe nga shteti) ua kërkon me detyrim.

Në një video të postuar nga site-i NowThis tregohet për një grup meshkujsh, të cilët kanë zgjedhur një mënyrë tepër origjinale për të protestuar kundër kësaj praktike.

Ata kanë filluar të veshin ferexhetë e partnereve të tyre, në mënyrë që të kundërshtojnë ligjin strikt të veshjes në Iran.

“Bashkëshortja ime gjithmonë më thotë se kur jemi në plazh, ajo dëshiron ta heqë shaminë nga koka dhe të ndiejë erën teksa i prek flokët”, – tregon një iranian. “Në Iran, kjo ndjenjë u është hequr padrejtësisht grave dhe vajzave tona. Ose u duhet ta bëjnë në fshehtësi të plotë”.

Masih Alinejad nisi “My Stealthy Freedom/Liria ime e vjedhur” për të frymëzuar gratë iraniane që të “çlirojnë” flokët e tyre në rrjetet sociale.

“Bashkëshortja ime është shumë krenare për mua që arrij ta kuptoj vuajtjen e saj, veçanërisht në këto ditë të nxehta”, – tregon një tjetër iranian.

Kurse vetë themeluesja e kësaj lëvizjeje shprehet se ka një numër të madh policësh të infiltruar në popullsinë vendase, ç’ka ndihmon shtetin të mbajë nën kontroll popullin, sidomos femrat.

“Tani meshkujt dhe femrat po bëhen bashkë që të ndryshojnë këtë ligj”, – tregon Masih. “Shumica e meshkujve që veshin ferexhe tregojnë se nuk mund ta mbajnë atë për më shumë se një orë. Ata duan të thonë se ferexheja nuk është një mënyrë për të respektuar burrat, pasi këta të fundit nuk i zotërojnë ato”.

3.6 milionë gra dhe vajza kanë marrë paralajmërime nga qeveria për t’u ndëshkuar në 2014-n për shkak se ferexheja e tyre ishte e papërshtatshme.

 

 

Komento
Shperndaje