Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britani e Madhe, akrepat e “Big Ben”-it do të ndalen për 3 vite

Britani e Madhe, akrepat e “Big Ben”-it do të ndalen për 3 vite
April 26
18:34 2016

Parlamenti Britanik njofton se “Big Ben”-i, ora më e famshme në botë, do të qëndrojë në heshtje për disa muaj me radhë për shkak të punimeve.

“Ora do të ndalojë sepse do të kryhen disa punime mirëmbajtjeje. Gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë zile”, – deklaroi një zëdhënës i zonës Westminster, duke saktësuar se ora do të vihet në punë vetëm në raste të ngjarjeve të rëndësishme.

Do të shpenzohen në total 37 milionë euro për punimet, të cilat do të nisin në fillim të vitit 2017 dhe do të zgjasin 3 vjet.
Ora gjigante prej 13,7 tonësh do të ringjyroset, gjithashtu do të rregullohet kulla që e mban. Do të shtohet një ashensor si alternativë e 334 shkallëve të vogla që të çojnë në majë të kullës e po ashtu sistemi i ndriçimit do të përmirësohet në mënyrë që të kursehet energji.

Kujtojmë se janë dy teoritë që shpjegojnë emrin “Big Ben”: e para, ajo që i referohet Benjamin Hall, inxhinierit emri i të cilit shkruhet në orë dhe e dyta që tregon se emri është homazh për Ben Caunt, një boksier i njohur i vitit 1850.

Shperndaje