Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blogerja nuk depilohet për 1 vit dhe ka një arsye për këtë

Blogerja nuk depilohet për 1 vit dhe ka një arsye për këtë
April 18
12:48 2017

Një blogere ka prezantuar këmbët e saj të parruajtura prej një viti, me qëllim frymëzimin e vajzave për të mbështetur bukurinë natyrale e jo atë artificiale.

Morgan Mikenas, e cila poston shpesh video për ndjekësit e saj, ka postuar fotot e këmbëve të saj të parruajtura ku shkruan: “Pse nuk rruhem”.

Ajo ka treguar se është tallur nga bashkëmoshatarët në klasë në orën e gjimnastikës kur ishte e vogël, 11 dhe 12 vjeçe, pas kësaj kishte shkuar në shtëpi me vrap duke qarë dhe i kishte kërkuar nënës së saj ta mësonte të rruhej nga këmbët.

Duket se Morgan është nxitur nga ajo që i ka ndodhur për të nisur një ide të “të çmendur” që jo çdo vajzë do ta bënte.

Në fillim të vitit të kaluar, ajo vendosi të mos rruante sqetullat dhe këmbët. Sot pas një viti, ajo ka treguar pse vendosi të rruhet më në fund: “Mendoj se arsyeja kryesore është se kaloi goxha kohë”.

Më tej blogerja tregon se rruajtja e trupit nuk është aq komode.

“Nuk dëshiroj të nxit njerëzit të mos rruhen. Thjesht dua që secili nga ne të bëjë ashtu si ndihet më mirë, më rehat”,- thotë Morgan.

Për të, të qenit e bukur është kur ndihesh e bukur me veten tënde dhe jo kur dikush tjetër ta thotë këtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje