Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bizhuteritë e krijuara nga qumështi i nënave. Edhe ju mund ta keni një…

May 24
10:36 2016

...

...
Picture 1 of 4

Ann Marie Sharoupim, një nënë 28-vjeçare nga New Jersey ka lançuar “Mammas Liquid Love”, linjën e bizhuterive të krijuar nga qumështi i nënave të reja, me qëllimin për të ruajtur një nga periudhat më të ëmbla me fëmijët.

Sharoupim shkruan për “New York Post” se qumështi i dhuruesve dërgohet në një mbajtëse të posaçme për t’u transformuar më pas një një lloj rrëshire, që pas përpunimit inkorprorohet në byzylykë, unaza dhe vathë të personalizuar që kushtojnë nga 50 deri në 100 dollarë.

“Kam 2 vajza, Rebecca dhe Gabriella. Kur linda Gabriella-n nuk munda të prodhoja shumë qumësht, prandaj m’u desh t’i drejtohesha një dhurueseje. Si shenjë falënderimi i krijova asaj një varëse. Gëzimi që përjetoi ajo kur mori dhuratën më shtyu të krijoja kompaninë time”, – shprehet 28-vjeçarja.

Sharoupim shpjegon se nevojiten rreth 400 mililitra qumësht për të krijuar bizhutë, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra, mbi të gjitha edhe nga ngjyra.

Kjo iniciativë ka pasur shumë sukses te nënat, të cilat kanë shprehur dëshirën e madhe për të pasur një simbol të përhershëm të lidhjes së tyre me fëmijët.

Komento
Shperndaje