Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Binjaket identike ndajnë gjithçka, duke përfshirë të dashurin

Binjaket identike ndajnë gjithçka, duke përfshirë të dashurin
March 15
18:27 2016

Binjaket identike Anna dhe Lucy DeCinque, 30 vjeçe, kanë qenë të ftuara në një episod të  “Australian Talk Show”, ku kanë treguar për ngjashmërinë mes tyre. Mund të thuhet pa frikë se ato janë njëlloj dhe ndajnë çdo gjë, madje edhe të dashurin.

“Ne kemi pasur të dashur të ndryshëm më parë, por ata nuk mund ta kuptonin afërsinë tonë. Beni e kupton. Ai është shumë i mirë me ne, i kupton gjërat mes nesh dhe lidhjen e ngushtë që kemi me njëra- tjetrën”, – kanë thënë ato.

Të tre së bashku ndajnë dhomën e binjakeve në shtëpinë e prindërve. Në qoftë se njëra nga binjaket do të vendosë të ngelet shtatzënë, të njëjtin vendim duhet të marrë edhe tjetra, sepse trupat e tyre duhet të jenë saktësisht njëlloj, gjithmonë.

Thuhet se vajzat kanë shpenzuar rreth 250 000 dollarë 10 vitet e fundit për t’u dukur ekzaktësisht njëlloj.

 

Shperndaje