Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati: Tani do të deheni edhe me Coca Cola!

Bëhuni gati: Tani do të deheni edhe me Coca Cola!
March 09
00:19 2018

Shpesh herë, dëgjojmë batuta të tilla si, “Jam bërë tapë me Coca Cola”, por nëse deri dje i kemi marrë si shaka, tashmë do të na duhet t’i besojmë.

Sepse lëvizja e rradhës e kompanisë gjigande është përdorimi i alkoolit në pijet e gazuara.

Kjo është bërë e ditur nga “The Financial Times”, e cila raporton se Coca Cola do të thyejë ‘ligjin” e saj 126 vjeçar për ndalimin e alkoolit në produktet e saj.

Ç është frymëzuar nga kompanitë alkoolike japoneze, Kirin, Asahi, Sapporo dhe Suntory, të cilat kanë përfituar shuma marramendëse parash me produktin “chuhai”. Chuhahi nuk janë asgjë veçse pije të gazuara me përqindje të konsiderueshme alkooli.

Presidenti i filialit japonez të Coca Colës tregoi më herët se ky produkt do të shitet si një eksperiment në një pjesë të tregut e më pas, nëse rezulton i suksesshëm do të kalojë në të gjithë tregun. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje