Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati! Së shpejti, këto profesione do të ushtrohen nga robotët

Bëhuni gati! Së shpejti, këto profesione do të ushtrohen nga robotët
July 18
13:27 2016

Menaxherët dhe punonjësit e klinikave dentare duhet të rrinë të qetë!

Punët që mund t’ju “vidhen” nga robotët e së ardhmes janë të tjera: kryesisht ato të sektorit të restaurimit dhe të prodhimeve industriale.
Ky është rezultati i një raporti të nxjerrë nga “McKinsey”, i cili ka bërë një klasifikim të profesioneve që në një të ardhme të shpejtë kanë më shumë mundësi të shndërrohen në automatike.

Shoqëria e konsulencës ka analizuar mbi 2000 detyra të caktuara bazuar në 800 vende pune.
Sipas analistëve, punët në prodhimet industriale dhe ato të shërbimeve të lidhura me ushqimin apo me shitjen me pakicë janë më të rrezikuarat, krahasuar me sektorët si shëndetësia apo edukimi, që janë më të sigurt.

Pra, nëse puna juaj lidhet me veprime që përsëriten shpesh gjatë ditës, si për shembull paketimi i objekteve apo përgatitja e ushqimeve, atëherë duhet të shqetësoheni!

Një shembull i robotit që zëvendësoi njeriun është Pepper-i, i cili ka gjetur punë në disa dyqane apo në bordin e anijeve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje